Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Syla: Asnjë marrëveshje s’na ndalon mbrojtjen e territorit, buxheti u orientua në blerje të armatimit

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, ka theksuar se asnjë marrëveshje nuk ia ndalon Kosovës të mbrojë kufijtë e saj.

Ai ka thënë se synim i parë është mbrojtja e territorit dhe sovranitetit.

“Asnjë marrëveshje nuk do të thotë se na ndalon që ne të mbrojmë territorin, sovranitetin tonë. Janë faktet që lejojnë apo pengojnë një veprim të tillë. Çdo invazion ushtarak i një shteti në shtetin tonë prek tërë territorin tonë”, ka thënë ai.

Syla ka shtuar se ministria ka realizuar mbi 90% të buxhetit të ndarë këtë vit, nga 201 milionë eurot, dhe se ai është përcaktuar kryesisht për blerje të armatimit.

“Kryesisht jemi bazuar në pajisje, në blerje, pajisje të shumta që i nevojiten sistemeve tona mbrojtëse. Kemi një parim të ushtrisë sonë se jemi ushtri që nuk kemi pretendime pushtuese dhe të sulmeve, por kemi qëllim për ta siguruar vendin dhe popullin tonë. Jemi përqendruar në armatim mbrojtës, adekuat sipas fazave të shkollimit dhe ngritjes së kapaciteteve tona”.

Edhe Syla: Një rrezik potencial nga Serbia ekziston, pavarësisht se jemi të mbrojtur nga NATO-ja Arbëri Syla: Një rrezik potencial nga Serbia ekziston, pavarësisht se jemi të mbrojtur nga NATO-ja

Syla ka deklaruar tutje se blerja e pajisjeve bëhet sipas vlerësimit të rreziqeve për shtetin.

“Armatimi është i sistemit të NATO-s dhe standardeve të NATO-s, kryesisht blihet nga shtetet e NATO-s. Varësisht prej rreziqeve dhe vlerësimit të rreziqeve ne shkojmë në planin tonë të pajisjeve, varësisht se çfarë dhe nga na vijnë kërcënimet”, ka thënë ai.

I pyetur nëse do të mund të shpenzohet buxheti i ndarë për këtë vit, Syla ka thënë se kontratat veçse janë në përfundim.

“Brenda kësaj jave do të përfundojnë edhe kontratat e fundit. Janë blerë pajisjet që i kemi në planin e zhvillimit tranzitor. Më 2028 e kemi përfundimisht kur plotësojmë kapacitetet e plota. Me arritjet tona, pajisjet, kemi arritur diku, jemi më përpara në kuptim të pajisjeve, sistemeve mbrojtëse. Pajisjet janë varësisht prej vlerësimit të rreziqeve, dhe konstalacionit të forcave afër nesh dhe kryesisht rrezikut që na paraqet armiku që nuk e ndalë ambicien e vet për ta kthyer pushtimin”, ka thënë ai.

Syla: Përjashtimi nga “Defender” ishte i paarsyeshëm

Edhe Syla: FSK-ja u shndërrua në forcë të gatshme për mbrojtjen e territorit Arbëri Syla: FSK-ja u shndërrua në forcë të gatshme për mbrojtjen e territorit

Zëvendësministri Shemsi Syla ka thënë se përjashtimi i FSK-së nga “Defender” ishte i paarsyeshëm.

“Nuk ishte lajm i mirë ajo që na ndodhi, por ishim në përfundim të ushtrimit. Në opinion ka reflektuar si ndëshkim, por në brendi asgjë, edhe më tepër i kemi të ngritura marrëdhëniet me SHBA-në dhe të tjerët. Gjithsesi kemi programe të tjera, të vazhdueshme. Trajnime, ushtrime të vazhdueshme. Vërtet ishte një ndëshkim i paarsyeshëm, një ndëshkim i habitshëm dhe një nguti me sa dukej, që na është thënë. Ndodhi dhe në opinion e bëri të veten”, ka thënë ai.