Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Syla: Serbia s’mund të llogarisë se mund të futet lehtë në Kosovë si në të kaluarën

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, ka thënë se Serbia nuk do të mund të llogarisë se do të futet lehtë në Kosovë si në të kaluarën.

Ai ka përmendur përparimin e FSK-së, duke thënë se është një Ushtri e zhvilluar sipas standardeve të NATO-s.

“Serbia nuk mund të llogarisë më që mund të përballet lehtë si në të kaluarën. Siç e ka pasur metodën e vetë, të hyjë në Kosovë, të vrasë e të bëjë masakra, të plaçkitë e më pas të kthehet kinse triumfale. Tash situata është më ndryshe”, ka thënë Syla në “Interaktiv” të KTV-së.

Ai ka thënë se edhe prania e KFOR-it është një plus i madh dhe se FSK ka bashkëpunim shumë të mirë me KFOR-in.

“Ne nuk pretendojmë të gllabërojmë territore, por duam të mbrojmë tokën tonë. E Serbia ka pretendime, të cilat nuk i fsheh. Ka bërë invazion, po përgatit terren me tensionu gjendjen. Ne kemi politikë të kundërt. Ne jemi për paqe e stabilitet”, ka thënë Syla.

Edhe Syla: Një rrezik potencial nga Serbia ekziston, pavarësisht se jemi të mbrojtur nga NATO-ja Arbëri Syla: Një rrezik potencial nga Serbia ekziston, pavarësisht se jemi të mbrojtur nga NATO-ja

Syla: Ekziston mundësia që vitin e ardhshëm të pajisemi me helikopterë

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës synon që vitin e ardhshëm të pajisjet me helikopterë.

“Shumë shpejt besoj se do t’i kemi helikopterët. Ekziston mundësia që edhe vitin e ardhshëm të realizojmë synimin e të bëhemi me helikopter. Helikopterët duhen edhe për nevoja civile – për shëndetësi e polici, e jo vetëm në aspektin ushtarak. Jemi duke punuar në drejtim të bëhemi me helikopterë”, ka thënë Syla në “Interaktiv” të KTV-së.

Ai ka thënë se është fat që Qeveria e ka rritur buxhetin për ushtri, por vlerëson se duhet vazhduar investimet.

Syla ndërkohë ka thënë se FSK-ja ka folur edhe për bashkëpunimin me shtetet e NATO-s.

“Doktrina ushtarake e SHBA-së është koncept i yni, bashkë me atë të gjitha shteteve tjera partnere të NATO-s. Kemi bashkëpunim shumë të mirë me Gjermaninë, Anglinë, Turqinë, Zvicrën, e po ashtu me shtetet baltike. Me gjitha shtetet e NATO-s., Ndihmat e tyre janë të shumta, nga ofrimi i shkollimit e deri te pajisjet”, ka thënë Syla.

Edhe Syla: FSK-ja u shndërrua në forcë të gatshme për mbrojtjen e territorit Arbëri Syla: FSK-ja u shndërrua në forcë të gatshme për mbrojtjen e territorit

Syla: FSK është e gatshme ushtarakisht për të qenë në NATO

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës në aspektin ushtarak është e gatshme për të qenë pjesë e NATO-s. Por, ai thotë se hyrja në NATO ka pengesa politike.

“E dini se hyrja në NATO është proces politik. I takon politikës, të gjithë spektrit shtetëror, gjitha ministrive. Duhet përgatitje e përgjithshme se është kusht shumë i rëndë për të kaluar. Sa i përket anës sonë si ushtri, ne jemi krijuar me standarde të NATO-s. Në aspektin e ushtrisë që e kemi, jemi të gatshëm. Ne e kemi për ta përfunduar fazën tranzitore deri në vitin 2028, por kemi arritur diku deri më 2026. Kemi arritur mjaft edhe me shkollim të personelit edhe me pajisje. Jemi duke shkuar mbarë, për të plotësuar kriterin tonë”, ka thënë Syla në “Interaktiv” të KTV-së.

Ai ka shtuar se bashkëpunimi i FSK-së me NATO-n është shumë i mirë.

Syla shtoi se bashkëpunimi me KFOR-in në muajt e fundit ka qenë më i mirë se kurrë më parë.

Edhe Syla: Më 2026 mendojmë ta realizojmë synimin për të hyrë në NATO Arbëri Syla: Më 2026 mendojmë ta realizojmë synimin për të hyrë në NATO

Syla ka thënë se po blihet armatim adekuat me standarde të NATO-s dhe po ushtarakët e Kosovës kanë mundësi të shkollohen në kolegjet më elitare ushtarake në botë.

Ai ka përmendur edhe Qendrën e Kërkim-Shpëtimit që ka thënë se është numër një në Evropë dhe se pjesëtarë nga vende të ndryshme të botës vinë të trajnohen në Kosovë.

Image