Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka gënjyer në konferencën e sotme lidhur me Policinë e Kosovës.
Ai në një postim në Twitter, ka thënë se një zotim nga e kaluara se Forca e Sigurisë së Kosovës nuk mund të shkojë në veri pa pëlqimin e komandës së KFOR-it, është shtrembëruar qëllimisht.
“Ministri propagandues i Millosheviqit, Vuçiq në konferencën e sotme ka gënjyer për Policinë e Kosovës. Një zotim nga e kaluara se Ushtria e Kosovës (FSK) nuk mund të shkojë në veri pa pëlqimin e komandës së KFOR-it, është shtrembëruar qëllimisht. Policia e Kosovës është e autorizuar të sigurojë sundimin e ligjit dhe sigurinë për të gjithë qytetarët përreth Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.
Në fjalimin që ishte paralajmëruar qysh pas dështimit të negociatave në Bruksel, të enjten, presidenti i Serbisë ka mbajtur një fjalim pas takimit me serbët e Kosovës. Ka thënë që gjatë këtij takimi, mori besimin nga serbët për zgjidhje kompromisi, për çështjen e targave dhe dokumenteve. Ka folur edhe për kërkesën 6 pikëshe të ekipit negociator të Kosovës, ndërsa ka thënë që ata kanë kërkuar nga BE-ja që të fillojë zbatimi i Marrëveshjes për Asociacionin.
Milosevic’s Min. of Propaganda, Vucic, at today's conf lied abt KP. A commitment from the past that the Kosova Army (KSF) cannot go to north without concurrence of COMKFOR is deliberately distorted. KP is authorized to secure rule of law & safety for all citizens all around RKS.
— Xhelal Sveçla (@XSvecla) August 21, 2022