Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Petkoviqi i përgjigjet Sveçlës: Prishtina mund ta dërgojë ROSU-në në veri vetëm me pëlqim të KFOR-it

Petar Petkoviq - drejtor i Zyres per Kosove ne Qeverine e Serbise

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i ka reaguar ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili tha se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka gënjyer sot kur ka thënë se Policia  nuk mund të shkojë në veri pa pëlqimin e KFOR-it.

Përmes një postimi në Twitter, Petkoviq, ka shkruar se deklarimi i Sveçlës mund t’i referohet vetëm Drejtorisë së Policisë në veri, e cila ka shkruar ai, sipas marrëveshjes së Brukselit përbëhet nga 95 për qind serbë.

Petkoviqi ka shkruar se problemi është se Sveçla asnjëherë nuk ia ka njohur atë të drejtë Drejtorisë së Policisë në veri, e cila sipas tij përbëhet nga serbët, për të cilën thotë se ministri i Brendshëm i Kosovës e ka anashkaluar gjithmonë.

“Në vend të kësaj, Prishtina gjithmonë ka dërguar ROSU në veri, njësi të armatosura me automjete të blinduara që mund të shkojnë atje vetëm me pëlqimin e KFOR-it dhe 4 kryetarëve të komunave nga veriu, sipas marrëveshjes nga viti 2013. Dhe ata i dërgojnë të pushtojnë veriun, të dëbojnë serbë, ndalojnë mjekësinë, ngacmojnë njerëzit me duar të zhveshura. Nuk do të kalojë!”, ka shkruar ai.