Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka përgëzuar Policinë e Kosovës, Prokurorinë e githa institucionet tjera për realizimin e aksionit të radhës në rastin “Brezovica”, ku janë sekuestruar përkohësisht 100 objekte të ndërtuara.
Sveçla në postim në Facebook ka thënë se gjithë shkelësit do të vendosen para drejtësisë.
“Përgëzoj Policinë e Kosovës, Prokurorinë dhe të gjitha institucionet tjera për realizimin e suksesshëm të aksionit të radhës në luftën e pakompromis ndaj krimit, korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare, në aksionin ‘Brezovica’ pas vlerësimit të raporteve nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë, Agjencia Kadastrale e Kosovës dhe Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës. Jemi te vendosur që të zbatojmë maksimalisht ligjin dhe të gjithë shkelësit e keqpërdoruesit të vendosen para drejtësisë dhe organeve kompetente. Lufta jonë ndaj krimit, korrupsionit dhe zhvatësve të pasurisë publike do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme me të gjitha angazhimet e plota të organizmave tanë institucional në mbrojtjen efektive të së përbashkëtës”, ka shkruar Sveçla në Facebook.
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur të martën se ka sekuestruar përkohësisht rreth 100 objekte të ndërtuara në zonën e Brezovicës.
Sipas Prokurorisë, vlerësohet se objektet janë ndërtuar në kundërshtim me Ligjin për Parkun Kombëtar “Sharri” si dhe Planin Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri” të aprovuara nga Kuvendi i Kosovës.
-
Sekuestrohen rreth 100 objekte të ndërtuara në Brezovicë
-
Sveçla pas aksionit “Brezovica”: Cak nuk ishin persona të etnive të caktuara
-
Sveçla pas arrestimeve: S’do të ketë kompromis ndaj autorëve të krimeve në Kosovë
-
Sveçla për rrëmbimin e serbit: Shkelje e kufijve shtetërorë, koha e fundit që ndërkombëtarët të ndëshkojnë Serbinë
-
Sveçla: Ka arrestime nga aksioni kundër ekstremizmit