Ministri i Ponëve të Brendshme (MPB) Xhelal Sveçla, në takimin e Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, ka theksuar se sfida më e madhe për këtë vit ka qenë ruajtja e rendit dhe sigurisë publike dhe ruajtja e integritetit territorial në gjithë vendin.
Ai ka folur edhe për sulmin ndaj policit në Mitrovicë të Veriut, duke thënë se tejet sfiduese ka qenë shtrirja e sovranitetit në veriun e vendit pas sulmit të grupeve paramilitare atje dhe kulmi i këtyre sulmeve ka qenë ai i 24 shtatorit.
Megjithëkëtë sipas tij situata e sigurisë është përmirësuar ndjeshëm në veriun e vendit.
“Atje institucionet e sigurisë janë ballafaquar me sulme ekstremiste, sulmi i 24 shtatorit u menaxhua mjaft mirë edhe pse humbëm heroin Afrim Bunjakun ... Gjatë këtyre viteve Policia e Kosovë është sulmuar rreth 100 herë nga këto grupe ekstremiste dhe lajmi i fundit është se një sulm kemi pasur edhe dje ku është rrezikuar jeta e një polici. Megjithatë situata e sigurisë atje është përmirësuar ndjeshëm”, ka deklaruar Sveçla.
-
Sveçla: Ndëshkimi i ekstremistëve është garanci e mospërsëritjes së sulmeve në veri
-
Sveçla: Përkundër sfidave, Kosova triumfoi mbi krimin e terrorizmin
-
Sveçla për zgjedhjet në veri: Nga aspekti i sigurisë dhe ligjor të suksesshme, nga ai politik jo mirë
-
Sveçla për sulmin në veri: Përpjekjet e grupeve kriminale do të dështojnë
-
Sveçla për rrëmbimin e serbit: Shkelje e kufijve shtetërorë, koha e fundit që ndërkombëtarët të ndëshkojnë Serbinë