Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se përpjekjet e grupeve kriminale për ta bërë veriun një zonë kriminale do të dështojnë, pas sulmit të së premtes ndaj Policisë në Zveçan.
Përmes një shkrimi në Twitter, Sveçla ka thënë se grupet kriminale të mbështetura nga Serbia po synojnë të krijojnë atmosferë frike dhe pasigurie duke shënjestruar zbatuesit e ligjit.
“Qëllimi i tyre përfundimtar: ta bëjnë veriun e Kosovës një zonë të paligjshme, të drejtuar nga grupet kriminale. Përpjekjet e tyre përfundimisht do të dështojnë”, ka shkruar ai në Twitter.
Një patrullë policore në Banjskë-Izvor të Zveçanit është sulmuar me armë zjarri të premten, ka bërë të ditur Policia e Kosovës. Siç thuhet në njoftim, si pasojë e të shtënave nuk ka të lënduar, ndërsa janë shkaktuar dëme materiale në xhamin e veturës nga ana e shoferit, që sipas Policisë, dyshohet të ketë qenë edhe cak i sulmit me armë zjarri.
-
Sveçla: Ndëshkimi i ekstremistëve është garanci e mospërsëritjes së sulmeve në veri
-
Sveçla flet për sulmin ndaj policit në veri: Gjendja atje është përmirësuar dukshëm
-
Sveçla: Serbia mendon që me sulme terroriste mund ta ndryshojë situatën në Kosovë
-
Sveçla: Amnistia ndër vite e kriminelëve ka rezultuar me sulme brutale ndaj KFOR-it
-
Sveçla për zgjedhjet në veri: Nga aspekti i sigurisë dhe ligjor të suksesshme, nga ai politik jo mirë