Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sveçla e quan protestë thirrjen “anonime” për falje në shesh

Foto: Driton Paçarada / KD / ilustrim

Sot në orën 16:24 është paralajmëruar “falja n’shesh”, në Prishtinë, nga një grup anonim në Facebook.

Zyrtarisht nuk dihet se kush e ka bërë thirrjen për këtë ritual fetar, megjithatë, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, thotë se prapa qëndron publicisti Milazim Krasniqi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Jam informuar se sot pasdite, një grup "qytetarësh anonimë" po nxit organizimin e një proteste që është kundër vendimeve të MSh-së të marra sipas rekomandimeve të IKSHP-së, dhe në dakordim të plotë me Bashkësinë Islame të Kosovës. Kemi gjithashtu informacione se pas këtyre organizimeve qëndron publicisti Milazim Krasniqi. I ftoj të gjithë qytetarët të tregojnë maturinë dhe vullnetin e plotë për të mos rënë viktimë e politizimit të riteve fetare”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

KOHA ka provuar ta kontaktojë Krasniqin, porse ai e nuk e ka hapur telefonin.

Sot gjatë një konference për media, kryetari i Bashkësisë Islame, Naim Tërnava, ritheksoi se ende nuk janë krijuar kushtet për hapjen e xhamive dhe për faljen e namazeve në xhami.

“Ende nuk janë krijuar kushtet për hapjen e xhamive në Kosovë. Kështu janë mendimet e ekspertëve të kësaj fushe. Unë njoh e njoh këtë sëmundje, por këta kolegët që i kam pranë kanë punuar ditë e natë për ne. Ne do të shohim për mundësinë e parë për t’i hapur shtëpitë e Zotit”, u shpreh Tërnava.


14:46 - Ndërkohë, më vonë ka reaguar publicisti Milazim Krasniqi, i cili e quajti gënjeshtër deklaratën e Sveçlës.

“Deklarata e Xhelal Sveçlës se gjoja unë qëndroj pas ndonjë thirrjeje për të falë namaz në shesh është qind për qind gënjeshtër. Është e pakuptueshme dhe e turpshme që të gënjejë në këtë mënyrë një zyrtar i lartë i qeverisë. Asnjë thirrje të tillë, asnjë organizim të tillë nuk kam ftuar, as nxitur asnjëherë”, shpreh Krasniqi në Facebook.

Krasniqi thotë se “nuk qeveriset me gënjeshtra”, derisa ka përmendur edhe reagimin e BIK-ut ndaj tij, kur ky ka bërë thirrje të hapen xhamitë.

“Unë kam shprehur qëndrim publik se duhet të hapen xhamitë, me kujdes e me zbatim të rregullave, sipas modelit të Maqedonisë së Veriut. Ndaj qëndrimit tim BIK ka reaguar me një deklaratë nervoze dhe poashtu të pakuptimtë. Tash qenkan bërë bashkë myftiu Tërnava e Xhelal Sveçla, në një fushatë e ndjekje të përbashkët e të pandershme. Nuk u bën nder kjo gjë, as njërit, as tjetrit. Edhe nuk mund të më frikësojnë. Ministri Sveçla dhe qeveria duhet të gjejnë zgjidhje për problemet e rënda ekonomike, shëndetësore, sociale e gjithfarë që po e rrënojnë vendin e shoqërinë e të mos përhapin dezinformata e gënjeshtra të tilla si kjo e Xhelal Sveçlës. Thjesht, nuk qeveriset me gënjeshtra. Dështimet e qeverisjes së Kurtit e Sveçlës nuk mund të mbulohen me fushata kundër njerëzve të ndershëm. Përkundrazi ato dështime vetëm sa bëhen edhe më të tejdukshme”, shprehet Krasniqi.

Image