Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se shumica e organizatorëve të protestave në veri të Kosovës, siç i ka quajtur ai kriminelë, janë identifikuar.
Sipas tij identifikimi i tyre është bërë nga AKI-ja, Policia e shërbimet e vendeve aleate.
“Policia e Kosovës, në bashkëpunim me AKI-në, si dhe me Shërbimet e vendeve aleate, ka arritur që shumicën nga këta kriminelë t’i identifikojë. Mos të harrojmë se një gjendje kriminale ka mbizotëruar për 20 vjet dhe ka shumë eksponentë kriminalë , të cilët nuk e kanë për herë të parë të sulmojnë qoftë policinë, qoftë qytetarët të thjeshtë, apo mediat, e kësaj radhe edhe pjesëtarët e Misionit të KFOR-it”, ka theksuar Sveçla në një intervistë për RTK-në.
Ai ka paralajmëruar edhe arrestimin e tyre. “Ne këtë kontigjent e kemi riverifikuar, të jemi më korrekt, Policia e Kosovës dhe AKI e kanë riverifikuar, dhe jemi në rrugë të mirë që shumicën prej këtyre dhunuesve t’i identifikojmë, t’i lokalizojmë dhe pastaj Policia e Kosovës t’i arrestojë”, ka theksuar Sveçla.
Ai ka thënë se situata në veri të vendit, është më e qetë për dallim nga ditët e kaluara, ku pati incidente e veprime, sipas tij, jashtëzakonisht të dhunshme nga policia fashist e drejtuar nga Beogradi.
“Situata e sigurisë në veriun e vendit dita e sotme ka qenë më e qetë për dallim nga ditët tjera ku pati incidente e veprime jashtëzakonisht të dhunshme nga policia fashist e drejtuar nga Beogradi. Momentalisht dita e sotme ka qenë me më pak incidente prej ditëve tjera ku pati incidente e veprime jashtëzakonisht të dhunshme nga policia fashist e drejtuar nga Beogradi”, ka thënë Sveçla.
-
Sveçla: Amnistia ndër vite e kriminelëve ka rezultuar me sulme brutale ndaj KFOR-it
-
Sveçla paralajmëron kapjen e kriminelëve që kanë sulmuar Policinë e Kosovës
-
Sveçla kërkon nga IPK-ja të jetë edhe më e vendosur në “pastrimin” e Policisë
-
Sveçla: Ka arrestime nga aksioni kundër ekstremizmit
-
Sveçla: Pjesëtarë të Listës Serbe janë të përfshirë në trazira të vazhdueshme në veri