Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sveçla: Deri tani në Policinë e Kosovës janë paraqitur 578 dorëheqje

Xhelal Svecla - Albin Kurti konference per media

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, në konferencën e mbajtur bashkë me kryeministrin, Albin Kurti, ka treguar se sa zyrtarë policorë serbë janë dorëhequr deri më tani.

“Deri më tani në Policinë e Kosovës, në zonën e Drejtorisë rajonale në stacionet në veri, janë pranuar njoftimet për dorëheqje nga stafi i uniformuar dhe stafi civil nga komunitetit serb, ku zyrtarisht janë paraqitur 578 dorëheqje prej të cilave 461 nga Policia e rendit publik, 107 nga Polica kufitare, dhe 10 nga hetimet”, është shprehur Sveçla.

Sipas tij dorëheqjet vijnë si pasojë e kërcënimeve e shantazheve që ata zyrtarë policorë kanë marrë.

Sipas tij qëllimi i veprimeve të Listës Serbe dhe grupeve të caktuara në veri të vendit, kanë për qëllim destabilizimin e vendit.

Ai ka thënë se nuk është hera e parë që Serbia përdorë strukturat ilegale, kur serbët i janë përgjigjur pozitivisht ftesave dhe vendimeve legjitime të institucioneve të vendit.

“Që nga viti 2011, prej kur ka nisur procesi i konvertimit të tarave janë djegur, 56 automjete të qytetarëve serbë”, ka theksuar Sveçla.

Nga Policia e Kosovës po ashtu është njoftuar se numri i dorëheqjeve të dorëzuara është 578.

“Disa prej tyre janë në proces të dorëzimit të pajisjeve, ndërsa disa prej tyre deri më tash i kanë dorëzuar pajisjet, për të vazhduar me kompletimin e procedurave tjera të parapara. Policia e Kosovës ashtu siç e ka potencuar edhe më parë, ka kapacitete për menaxhimin e situatës dhe rrethanave të krijuara në veri, ku tani pas dorëheqjeve në mungesë të personelit dhe kapaciteteve të mjaftueshme policore në veri, do të rrisë gradualisht kapacitetet e saja policore me zyrtarë të rendit publik. Të gjitha veprimet policore do të ndërmerren konform autorizimeve ligjore dhe kushtetuese, me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe shërbimit ndaj qytetarëve, ruajtjes së rendit e qetësisë publike si dhe mbikëqyrjes dhe kontrollit kufitar”, thuhet nga Policia.

Artikuj të ngjashëm