Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla ka reaguar pas dorëheqjes së policëve të rinj serbë nga Policia e Kosovës.
Sipas tij kjo po ndodh si pasojë e kërcënimeve dhe presioneve nga Beogradi.
Ai ka kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar që të reagojë ashpër ndaj sjelljes së Serbisë.
“Policët po detyrohen të japin dorëheqjen përmes kërcënimeve dhe presioneve nga institucionet e sanksionuara të Beogradit. Në këtë mënyrë ata qëllimisht po dëmtojnë pakicën serbe në Kosova, duke shkelur sovranitetin tonë. Kjo duhet të ndalojë. Komuniteti ndërkombëtar duhet të reagojë ashpër ndaj sjelljes së Serbisë”, ka shkruar Sveçla në Twitter.
Artikuj të ngjashëm
-
Numri i policëve serbë të dorëhequr arrin në shtatë, Osmani: Autor Beogradi, BE-ja të ndërmarrë veprime
-
Sveçla: Mungesa e reagimit ndaj kriminelëve, u jep krah bandave që urdhërohen nga Beogradi
-
Sveçla: Serbia ka shkelur çdo parim ndërkombëtar, të lirohen policët e kidnapuar
-
Sveçla: Deri tani në Policinë e Kosovës janë paraqitur 578 dorëheqje
-
Kosova kërkon nga bashkësia ndërkombëtare që t’i bëjë presion Serbisë