Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sveçla: Mungesa e reagimit ndaj kriminelëve, u jep krah bandave që urdhërohen nga Beogradi

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se mosreagimi ndaj akteve kriminale prej huliganëve në veri të vendit, u jep krahë “bandave që udhëzimet e urdhrat i marrin nga Beogradi”.

Në një shkrim në Facebook, Sveçla e ka cilësuar të paprecedentë e të papranueshëm vendimin për paraburgim prej 30-ditësh ndaj tre policëve që u kidnapuan në territor të Kosovës nga forcat serbe.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sveçla ka dënuar sulmet me shokbomba të premten në stacionet policore, sulmet ndaj veturave të Policisë, ministrit Elbert Krasniqi dhe gazetarëve e kameramanëve.

“Të gjitha këto në më pak se 10 orë, të gjitha këto nga persona të njëjtë që pranojnë urdhra të tillë kriminalë nga persona të njohur për autoritetet tona e për publikun. Mungesa e reagimit ndaj këtyre akteve kriminale që cenojnë sigurinë e institucioneve tona, qytetarëve tanë e mediave tona, u jep krahë këtyre bandave që udhëzimet e urdhrat i marrin nga Beogradi”, ka shkruar ai në Facebook.

Sveçla ka thënë se përkundër këtyre, Policia e Kosovës nuk do të ndalet.

“Ajo do të vazhdojë angazhimin e saj në çdo cep të Republikës së Kosovës, për të gjithë qytetarët pa dallim e kundër të gjitha bandave e kriminelëve pa dallim”, ka shkruar tutje ai.