Shërbimi Korrektues i Kosovës thotë se për shkak të shkeljes së Kodit të Etikës për zyrtarë korrektues, ka larguar përkohësisht (suspenduar) nga puna zyrtarin korrektues, H. V.
I njëjti ka postuar në rrjetin social Facebook video live, në të cilën shihet së bashku me disa persona të tjerë duke mos respektuar masat e distancës dhe në kundërshtim me orarin e lëvizjes (pas orës 17:00), masa këto të marra nga Qeveria e Republikës së Kosovës, të cilat kanë për qellim ndalimin e përhapjes së pandemisë Covid 19.
“Me këtë veprim, i njëjti ka treguar mungesë disipline duke rrezikuar institucionet korrektuese me përhapjen e pandemisë brenda tyre”, thuhet në njoftim.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes mekanizmave të brendshëm është duke vazhduar realizimin e detyrave, të cilat dalin nga plani operativ “Corovavirus”, dhe nuk do të lejoi në asnjë mënyrë rrezikim e institucioneve korrektuese me veprime të tilla”, përfundon komunikata.
-
Policia largon nga puna një toger, thotë se ndaj tij ishin iniciuar 15 raste për shkelje disiplinore
-
Suspendohet zyrtari korrektues, dyshohet se plagosi një person
-
Arrestohet zyrtari korrektues, tentoi të fuste drogë në Dubravë
-
Pezullohet zyrtari korrektues që dyshohet se shtiu me armë me gaz gjatë ushtrimit të detyrës
-
Largohet nga puna mbikëqyrësi i Qendrës Korrektuese në Dubravë