Janë suspenduar pesë zyrtarë policorë pasi akuzohen se kanë abuzuar me një person të komunitetit LGBT.
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht Departamenti i Hetimeve të saj ka filluar një hetim paraprak pas publikimit të një videoje fillimisht në portalin “Kallxo.com” (me titullin “Policia e Kosovës abuzon me personin që e akuzon se është pjesëtar i LGBTI”) e pastaj e njëjta video është publikuar edhe në portale të tjera.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLexo edhe: Policia e Kosovës abuzon me personin që e akuzon se është pjesëtar i LGBTI
Hetimet, thotë IPK-ja, kanë filluar dje sipas detyrës zyrtare (ex officio) lidhur me dyshimin se zyrtarë policorë kanë kryer veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” e paraparë me nenin 198 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës si dhe veprës penale “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”.
Hetuesit e IPK-së gjatë hetimit preliminar kanë grumbulluar disa dëshmi si dhe kanë identifikuar pesë zyrtarë policorë që dyshohen për këtë rast.
Hetuesit e IPK-së, poashtu kanë kuptuar se këta zyrtarë policorë nuk kishin hapur rast lidhur me deklarimin e ankuesit për kanosje.
“Në përputhje me ligjin e IPK-së si pjesë e procedurës hetimore Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar dje (16.11.2018) Policisë së Kosovës suspendimin këtyre pesë zyrtarëve policorë të Stacionit Policor Jugu (Drejtoria Rajonale e Prishtinës) deri në përfundim të këtij hetimi”, thuhet në njoftim.
Sipas rekomandimit të IPK-së që të pesë zyrtarët policorë të dyshuar në këtë rast janë suspenduar nga Policia e Kosovës.
Lidhur me këtë rast është kontaktuar edhe prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe me rekomandimin e të njëjtit ky rast do të vazhdojë në procedurë të rregullt.