Pjesëmarrësi i negociatave në mes të Beogradit e Prishtinës në Rambuje dhe në Vjenë, Veton Surroi, i ka thënë TV Prva-s së Beogradit se është e domosdoshme që dialogu (midis Kosovës e Serbisë) të rifillojë sa më parë në një formë tjetër, transmeton Koha.net.
Ai i tha këtij televizioni se kjo fazë e dialogut përjetoi një fund të natyrshëm.
Duke folur në lidhje me tarifën ndaj mallrave të prodhuara në Serbi, Surroi ka thënë se ajo është manifestim i anormalitetit, meqë nuk është normale të ketë taksa 100 për qind.
“Kjo tregon se 7 vjet të atyre negociatave kanë qenë një humbje e madhe kohës”, është shprehur Surroi.
Kur bëhet fjalë për ndarjen e Kosovës, ai ka thënë se kjo nuk është zgjidhje.
“Të gjitha zgjidhjet që janë nisur me idenë për ndarje kanë çuar në katastrofën e ish-Jugosllavisë. Nuk ka kurrfarë arsyeje që kjo ndarje të mos jetë katastrofa e radhës”, ka thënë Surroi, transmeton Koha.net.

-
Surroi: Të rishikohet procesi i kaluar i dialogut
-
Surroi: Faza përfundimtare e normalizimit Kosovë – Serbi, jetesa në paqe e të dy popujve
-
Surroi: Duhen energji e ide të reja në dialog
-
Surroi: Kosova dhe Serbia rrezikojnë të sjellin luftën e re të ftohtë në kufijtë mes tyre
-
Surroi: Procesi i dialogut ndodhet në “paqartësi konstruktive”