Publicisti Veton Surroi ka deklaruar se Kosova dhe Serbia rrezikojnë të nisin luftën e re të ftohtë në kufijtë mes tyre.
Ai ka vlerësuar se sulmi i javës së kaluar në veri ku u prek infrastruktura kritike, përbën përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve ndërmjet dy vendeve.
“Në çerek shekullin e ardhshëm rreziku është që nëse vazhdon gjendja e tanishme, vija ndarëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të jetë vija ndarëse mes botës euroatlantike dhe botës euro-aziatike dhe do ta sjellim luftën e re të ftohtë në kufijtë tonë. Ky nuk është interes strategjik as i Kosovës, as i Perëndimit, besoj as i Serbisë në të ardhmen dhe duhet të tejkalohet kjo gjendje”, ka theksuar ai në një intervistë dhënë “Zërit të Amerikës”.
Surroi ka shtuar se çështja e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi duhet të hyjë në një fazë të re, ku garancitë e bashkësisë ndërkombëtare duhet të jenë të tilla që të trajtohen çështjet e sigurisë.
“Kosova ka hyrë në një proces negociatash me vullnet të plotë. Kryeministri disa herë ka përsëritur gatishmërinë e tij për ta nënshkruar marrëveshjen. Serbia disa herë ka deklaruar, edhe me shkrim, se nuk mund ta pranojë marrëveshjen në tërësi. Kjo ka dëshmuar dobësinë e ndërmjetësve dhe tash duhet të hyjmë në një fazë të re, në të cilën garancitë e bashkësisë ndërkombëtare duhet të jenë të tilla që palët t’i kuptojnë seriozisht dhe t’i hyjnë një zbatimi të një procesi i cili, pos kësaj dinamike të përhershme, duhet të trajtojë çështjet e sigurisë”, është shprehur ai.
-
Surroi: Sfida kryesore është që kufiri Kosovë–Serbi të mos bëhet vijë ndarëse mes Perëndimit dhe botës euro-aziatike
-
Surroi: Kosova duhet të jetë proaktive në siguri dhe integrim evropian
-
Nga nesër një seri e analizave të Veton Surroit për vendin e Kosovës në lëkundjet e mëdha të rendit ndërkombëtar
-
Kulla: Duhet të jemi gati, Serbia po investon në mbrojtje si të ishte në luftë
-
Vllasi: Marrëdhëniet me Serbinë mund të mbeten të ftohta edhe 20-30 vjet