Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Surroi: Të rishikohet procesi i kaluar i dialogut

Pajtimi në mes Kosovës dhe Serbisë si dhe çështja e personave të pagjetur duhet të jetë parimore në procesin negociator, ka thënë shkrimtari dhe publicisti Veton Surroi.

Surroi, duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, tha se normalizimi ndërmjet këtyre shteteve është një koncept shumë i gjerë.

Në një bisedë të hapur me temën “Pas Berlinit, para Parisit”, të organizuar nga KFOS-i, publicisti foli edhe për tranzicionin prej procesit të kaluar negociator në një fazë të re të dialogut me Serbinë, raporton KTV.

E profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Mark Baskin, tha se tmerret të cilat kanë ndodhur në Kosovë gjatë viteve të 90-ta nuk mund të rregullohen me një marrëveshje.

Në këtë diskutim u tha që çlirimi dhe pavarësimi i Kosovës është bërë pa vullnetin e shtetit serb, ndërkaq normalizimi i marrëdhënieve nuk mund të ndodhë pa vullnetin e Serbisë.