Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Supremja sqaron se nuk ka kompetenca të lirojë me kusht të dënuarit

Përmes një sqarimi për media lidhur me rastin Drenica, Gjykata Supreme e Kosovës sqaron se ajo nuk është kompetente për lirimin me kush të asnjë të dënuari. Këtë sqarim ajo e bën pas raportimeve për lirimin me kusht të një të akuzuari, që në fakt është bërë nga Paneli për Lirim me Kusht, i cili funksionon në kuadër të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Në vazhdim sqarimi i plotë i Gjykatës Supreme.

Gjykata Supreme sqaron opinionin se nuk është kompetente për të vendosur lidhur me lirimin me kusht të asnjë të dënuari. Në rastin e A.D., B.D., D.D., S.D., F.D., J.D., N.D., Z.D., S.S. dhe I.Th (bëhet fjalë për rastin “Drenica” – plotësim i redaksisë) Paneli për Lirim me Kusht, i cili funksionon në kuadër të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ka vendosur për lirimin me kusht, të njërit prej të dënuarve.

Gjykata Supreme, ka vendosur vetëm për Kërkesën për Mbrojtje të Ligjshmërisë, të parashtruar nga avokatët mbrojtës të të dënuarve në rastin në fjalë.

Kjo kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë, nga kolegji i Gjykatës Supreme është refuzuar si e pabazuar. Të bashkëngjitur gjeni aktgjykimin PML 158/2018, i cili është ekspeduar në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, me datë 25 tetor 2018.

Edhe LDK: Bislimi është ushtrues detyre, s’ka mandat për të marrë vendime në procesin e dialogut Arbëri LDK: Bislimi është ushtrues detyre, s’ka mandat për të marrë vendime në procesin e dialogut