Gjykata Supreme e Kosovës ka aprovuar ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje të parashtruara në lidhje me vendimin e PZAP-së për rinumërim të votave të zgjedhjeve të fundit lokale në Komunën e Prishtinës dhe atë të Prizrenit.
Kërkesat e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Partisë Demokratike, e para për rinumërim të votave në Komunën e Prishtinës dhe tjera për Komunën e Prizrenit, janë hedhur poshtë nga Gjykata Supreme pas ankesave të parashtruara nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila i ka konsideruar vendimet e PZAP-së joligjore, duke qenë se ende nuk ka përfunduar numërimi i plotë i votave.
Në aktvendimin e Supremes thuhet se, “pranohet si e bazuar ankesa e Vetëvendosjes, ndryshohet vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i datës 22 nëntor 2017, ashtu që refuzohet ankesa e LDK-së, me seli në Prishtinë, me të cilën ka kërkuar që të rinumërohen – rivlerësohen fletëvotimet e pavlefshme, të përdorura nga votuesit por të paplotësuara, për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Prishtinës të cilat kanë qenë në kutinë e votimit dhe të rinumërohen të gjitha fletëvotimet e rregullta në vendvotime të përshkruara si nën pikën I të dispozitivit të vendimit në fjalë”, raporton Koha.net.

Edhe në aktvendimin e kësaj Gjykate në lidhje me Komunën e Prizrenit, thuhet se, “pranohet si e bazuar ankesa e subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje me seli në Prishtinë, dega në Komunën e Prizrenit, dhe ndryshohet vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i datës 22.11.2017 vetëm sa i përket vendimmarrjes përkitazi me ankesën e PDK-së, ashtu që refuzohet si e pabazuar ankesa e PDK-së e datës 20.11.2017, me të cilën është kërkuar rinumërimi i të gjitha votave për kryetar komune në vendvotimet në Komunën e Prizrenit”.

-
Vendimet e Supremes për mos-rinumërim të votave në Prishtinë e Prizren
-
Edhe Supremja e refuzon ankesën e PDK-së për votat me postë
-
Supremja refuzon ankesën e VV-së lidhur me qendrat e votimit jashtë Kosovës
-
PDK-ja ankohet në Supreme ndaj vendimit të PZAP-së për mospërsëritje të votimit në Mitrovicë
-
Refuzohet ankesa e LVV-së për anulim të rezultatit dhe përsëritje të votimit me postë