Drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Naser Syla, ka deklaruar se një nga personat që mori pjesë në sulmin ndaj Policisë së Kosovës, po trajtohet në këtë klinikë dhe pritet të futet në sallën e operacionit.
Ai ka thënë para mediave të enjten se aktualisht ai është i vetmi person i dërguar në QKUK për trajtim, derisa ka shtuar se pas ndërhyrjes kirurgjike do të vendoset se ku do të transferohet.
“Po pritet të futet në sallë. Pas trajtimit do të vazhdojë në njërën prej klinikave. Për momentin s'kemi asnjë informacion tjetër, ky është i vetmi që është sjell...Ndërhyrje kirurgjike do të ketë e pastaj do të vendoset”, ka shtuar ai.
I lënduari mori pjesë në sulmin ndaj Policisë së Kosovës që nga orët e para të së dielës në fshatin Banjskë të Zveçanit.
Ai është transferuar nga Spitali i Mitrovicës në atë të Prishtinës.
-
I paraburgosuri në Kamenicë sulmon zyrtarin policor gjatë transferimit në Klinikën e Psikiatrisë
-
Dy persona u sulmuan mbrëmë në Prishtinë, njëri prej tyre dhe i dyshuari mbetën të plagosur
-
Dy kirurgë dyshohen për përleshje fizike në QKUK
-
Një i plagosur në Vushtrri, shoqërohen në polici për intervistim katër të dyshuar
-
Katër të plagosurit në Podujevë në gjendje të rëndë, por stabile