Sulmuesi serb që u plagos gjatë sulmit ndaj Policisë së Kosovës është në gjendje të mirë shëndetësore, e kanë konfirmuar nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK).
Drejtori i Klinikës së Ortopedisë, Gani Jashanica, i ka thënë KOHËS se ai është në gjendje të mirë shëndetësore, derisa i ka dy plagë.
“I ka dy plagë. Femurin e ka të dëmtuar dhe kërcirin (pjesa nën gju), por është në gjendje stabile. Sot e kam vizituar. Ai do të qëndrojë i shtrirë edhe për disa ditë”, ka thënë Jashanica.
Ai është dërguar nga Spitali i Mitrovicës mbrëmjen e së dielës në QKUK për trajtim.
Artikuj të ngjashëm
-
I paraburgosuri në Kamenicë sulmon zyrtarin policor gjatë transferimit në Klinikën e Psikiatrisë
-
Dy persona u sulmuan mbrëmë në Prishtinë, njëri prej tyre dhe i dyshuari mbetën të plagosur
-
Plagoset një zyrtar i IPK-së në Prishtinë, gjendja e tij stabile
-
Arrestohet pasi sulmoi dy policë, njëri prej tyre dërgohet në Emergjencë
-
Plagoset një person në Ferizaj, i dyshuari në arrati