Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sulmohet një ekip i gazetarëve të Klan Kosovës në veri

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës njoftoi se të hënën është sulmuar një ekip i mediumit Klan Kosova në veri të vendit.

Në njoftim u tha se ekipi u sulmua në fshatin Zupç, ndërsa gazetarja Qëndresa Bellagoshi dhe shoferi Elsad Sinani, kanë marrë trajtim mjekësor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës. Sulmet e vazhdueshme përbëjnë kërcënim serioz për sigurinë e gazetarëve dhe pengojnë raportimin për zhvillimet në veri. Andaj, AGK-ja, kërkon nga KFOR-i dhe EULEX-i që të luajnë rol shtesë për të garantuar sigurinë fizike të gazetarëve, që vazhdojnë të jenë cak i sulmeve të organizuara nga grupe personash të maskuar”, thuhet në njoftimin e AGK-së.

Kjo nuk hera e parë që ekipe mediash u sulmua nga serbët në veri të Kosovës.