Arbëri

Ambasadori amerikan dënon sulmin ndaj gazetarëve kosovarë në veri

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka dënuar sulmet në veri ndaj gazetarëve kosovarë.

Të hënën një ekip i Klan Kosovës është sulmuar në fshin Zupç, ku kanë marrë lëndime gazetarja Qëndresa Bellagoshi dhe shoferi Elsad Sinani.

Ndaj sulmit reagoi edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

“SHBA-ja i bashkohet Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe Bashkimit Evropian në Kosovë duke dënuar fuqishëm serinë e fundit të sulmeve ndaj gazetarëve kosovarë. Mediat duhet të jenë në gjendje të punojnë të lira nga rreziket e dhunës dhe intimidimeve. Një media e pavarur dhe e lirë është themel i demokracisë”, ka shkruar Hovenier në Facebook.