Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dënuar sulmet e vazhdueshme ndaj gazetarëve në veri të vendit.
Të premten në Leposaviq u sulmuan të paktën nëntë gazetarë e disa prej tyre u lënduan. Gjithçka ndodhi kur mediat raportonin për vizitën e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, te kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi.
“Dënojmë sulmet e vazhdueshme ndaj gazetarëve në veri të Kosovës, përfshirë të sotmet. Ritheksojmë thirrjen që mediave duhet t’u mundësohet puna e lirë, pa dhunë e frikë”, ka shkruar Ambasada e SHBA-së në Kosovë, në Twitter.
Artikuj të ngjashëm
-
Ambasadori amerikan dënon sulmin ndaj gazetarëve kosovarë në veri
-
SHBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e Kosovës e ka mbështetjen tonë
-
Gazetaret më së shpeshti i ekspozohen dhunës verbale
-
Ambasada amerikane dënon ashpër sulmet në veri: Autorët do të mbajnë përgjegjësi
-
Gazetarët e sulmuar në Leposaviq kërkojnë siguri gjatë raportimit