Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar në mbledhjen e së shtunës, kufizimet e shpenzimeve të subjekteve politike për fushatën e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.
Sipas vendimit të KQZ-së kufizimi i sipërm i shpenzimeve është në shumën 950,633 euro.
Sipas rregullës së KQZ-së, kufizimi i shpenzimeve të fushatës për komunat të cilat kanë më shumë se pesë mijë votues është 0.5 euro për votues të regjistruar në komunën përkatëse, ndërsa për komunat të cilat kanë më pak se pesë mijë votues, subjekteve politike ju lejohet të shpenzojnë deri në 0,7 euro për votues të regjistruar në atë komunë.
Në fillim të kësaj jave, presidentja Vjosa Osmani, pas konsultimeve me partitë politike ka vendosur që zgjedhjet lokale të mbahen më 17 tetor.

-
Mbi 16 milionë euro për zgjedhjet lokale, KQZ-ja i kërkon qeverisë buxhet shtesë
-
KQZ-ja kufizon shumën e shpenzimeve të partive për fushatë
-
KQZ-ja kufizon shpenzimet e partive për fushatë, një euro për një votues
-
KQZ-ja cakton kufirin e shpenzimeve për fushatën zgjedhore
-
Në fushatën për balotazh, partitë mund të shpenzojnë maksimalisht 2.6 milionë euro