Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka reaguar pasi disa studentë kanë fshirë hapësirat e Universitetit të Prishtinës, duke thënë se pret nga ta përkrahje për punëtorët teknikë e jo veprime për ta thyer grevën.
Rreth 250 punëtorë teknikë të UP-së janë në grevë për shkak të pagave të ulëta nga 16 shkurti.
Disa studentë kanë zgjedhur t’i pastrojnë vetë ambientet e UP-së, por Azemi ka paralajmëruar se me këto veprime nuk frikësohet askush.
“Kur disa studentë mundohen t’i zëvendësojnë grevistët e UP-së duke bërë pastrimin e disa korridoreve, ne i inkurajojmë që këtë ta bëni deri në pafundësi, por s’iu japin as juve ma shumë se 300 euro. Ne presim përkrahje nga studentët dhe jo thyerje të grevës. Me këto veprime nuk mund ta frikësoni askënd me përjashtim të atyre që ju fusin në këtë lojë”, ka shkruar Azemi në Facebook të mërkurën.
Nga greva javën e kaluar dolën punëtorët teknikë të Qendrës së Studentëve pas vendimit për rritje pagash.
-
Punëtorët teknikë dhe të sigurimit fizik në Universitetin e Prishtinës paralajmërojnë grevë
-
Punëtorët teknikë e të sigurimit fizik të pakënaqur me pagat, paralajmërojnë grevë
-
Punëtorët teknikë e ata të sigurimit të UP-së ndërpresin grevën për një javë
-
Punëtorët teknikë e ata të sigurimit në UP edhe me protestë kërkojnë rritjen e pagave
-
Azemi: S’jemi skllevër të askujt, kjo Qeveri s’ka bërë asgjë për sektorin privat