Studente nga të gjitha fakultetet e Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan kanë marrë pjesë në një sesion informues të organizuar nga Fonadacioni i Mileniumit në Kosovë (FMK), ku është prezantuar Programi i Bursave “Gratë në Energji”.
Prezantimin e ka bërë, Violeta Krasniqi Rexha, përfaqësuese e Millennium Foundation Kosovo ne kuadër të programit për shkollim të grave në fushën e energjisë, të quajtur Women in Energy / Gratë në Energji.
Vigan Perani nga Fondacioni i Mileniumit në Kosovë tha se programi i bursave WE / “Gratë në Energji”, është aktiviteti i parë në përpjekjen shumëdimensionale që synon krijimin e mundësive për gratë që të marrin pjesë në sektorin e energjisë përmes arsimit të avancuar, punësimit dhe sipërmarrjes. Sipas tij, ky aktivitet mbështetet nga programi Threshold i dakorduar mes Qeverisë së Kosovës dhe Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit.
Ndërsa Gresa Statovci njoftoi se bursat do të ofrohen për të mbuluar koston e plotë të dy viteve të studimeve për gratë dhe vajzat në institucionet e akredituara akademike, me fokus të veçantë në lëndët STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë).
Kurse Mackenzie Welch përfaqësuese e Millennium Foundation nga SHBA inkurajoi pjesëmarrjen e vajzave dhe grave që kanë diplomë të shkollës së mesme ose janë aktualisht të regjistruara në universitet për të shfrytëzuar këtë mundësi për të studiuar rreth energjisë në SHBA.
Në këtë organizim kanë marrë pjesë Prorektorja për çështje Akademike ne UKZ, Drejtues të Arsimit në Gjilan, nxënës të shkollave të mesme, si dhe pjesëmarrës të tjerë, të cilët patën interesim të ndryshme rreth Fondacionit Milleniumi i Kosovës.
-
2 milionë $ për gratë që duan të rrisin bizneset e tyre
-
MFK shpall 10 pozitat e para për punë praktike nga Programi Gratë në Energji
-
Gratë kanë përfituar më së shumti më 2019 nga fondacioni amerikan MFK
-
Lansohet programi i ri i bursave për studime në Amerikë
-
MCC u ofron bursa 25 kosovareve për studime që lidhen me energjinë