Njëzet e tetë gra nga Kosova tashmë kanë filluar studimet e tyre në fushën e energjisë në Kolegjin DMACC të Iowa-së. Edhe 200 të tjera që janë në përfundim të studimeve në këtë fushë do të përfitojnë përmes programit për punë të paguar praktike nga Fondacioni i Mileniumit të Kosovës (MFK).
Në deklaratën e fundvitit të MFK-së, programet për fuçizimin e gruas përmes edukimit si dhe ato për mbështetjen e gruas në biznes zënë vendin kryesor.
Programi i Bursave Gratë në Energji është pjesë e një programi të gjerë MFK-së për avancimin e gruas dhe ofrimin e mundësive të barabarta në tregun e punës me fokus në sektorin e energjisë.

Kujtojmë që pjesë e këtij programi ishte edhe Kampi WiSci për vajza nga mosha 14-18 vjeç. Ky kamp pati mbledhur 100 vajza nga Kosova, SHBA-te, Shqipëra, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, për të marrë mësime nga fusha e teknologjisë, shkencës, inxhinjerisë, matematikës, si dhe artit e dizajnit.
Përgjatë 2 javëve sa ka zgjatur ky kamp, njëqind vajzat nga rajoni dhe Amerika, kanë marrë mësime në tema novatore si robotika dhe kodimi, teknologjia e dronëve, burimet e energjisë së ripërtrishme, teknologjitë e auto-rrugëve, identifikimi i lajmeve të rreme, komunikimi, lidershipi dhe tema tjera që kanë për qëllim të frymëzojnë vajzat të jenë të guximshme dhe të avansohen në arsim dhe sipërmarrje, duke ua zhvilluar besimin dhe aftësitë e tyre të lidershipit.
Edhe
Gratë ndërmarrëse tani mund të aplikojnë për grante investive përmes programit të MFK-së për Efiçiencë të Energjisë
Fondacioni i Mileniumit i Kosovës (MFK) është themeluar në vitin 2018 si entiteti implementues i projekteve të Korporatës së Sfidave të Mileniumit (MCC) në Washington, projektet e të cilit kryesisht fokusohen në: fuqizimin e grave, përdorimin analitik të të dhënave, rritjen e transparencës dhe llogaridhënies, si dhe ngritjen e efiçiencë së energjisë.
* Artikulli i sponsorizuar