Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilëve u ka bërë thirrje që të tregojnë qetësi dhe të shmangin deklaratat dhe veprimet provokuese.
“Me Haradinaj ngrita shqetësime për planin për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në një ushtri. Ia theksova se një veprim i tillë është i papërshtatshëm dhe kundër këshillave të shumë aleatëve të NATO-s dhe mund të ketë pasoja në perspektivën e Kosovës për integrim euro-atlantik. Ia përsërita se mandati i FSK-së duhet të evoluojë dhe se NATO duhet të rishikojë nivelin e bashkëpunimit me Forcën e Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e NATO-s.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Gjithashtu fola me Vuçiqin për nevojën që të ulen tensionet e tanishme. Ua rikujtova të dyve se dialogu i ndërmjetësuar i BE-së mes Beogradit dhe Prishtinës mbetet e vetmja rrugë për të sjell paqe të qëndrueshme dhe stabilitet në rajon. NATO-ja mbetet e përkushtuar në sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës përmes misioni paqeruajtës të KFOR-it”, thuhet në njoftim.