Ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq, ka deklaruar që gjatë takimit të Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit, në tetor në Kili, do të theksojë se nuk ekzistojnë arsyeje as policore, as politike e as ligjore që Kosova të pranohet në këtë organizatë.
“Nuk do të lejojmë që takimi i Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit të kalojë pa luftën tonë. Unë do të udhëheq delegacionin serb dhe do të shkojmë më herët atje për të biseduar me një numër të madh të ministrave të Brendshëm që cilët në esencë vendosin rreth votimit”, ka thënë Stefanoviq për mediet serbe, transmeton KTV.
Në anën tjetër, Kryetari i Këshillit parlamentar për Kosovën, Milovan Drecun, vlerësoi se është mirë që institucionet serbe po punojnë në vazhdimësi në parandalimin e anëtarësimit të Kosovës në Interpol.
-
Stefanoviq: Serbia do të bëjë të pamundurën që të pengojë pranimin e Kosovës në Interpol
-
Serbia bën çmos të pengojë anëtarësimin e Kosovës në Interpol
-
Serbia nis fushatë ndër vende të Interpolit për refuzim të Kosovës
-
Serbia lobon edhe te shtetet që herën e fundit votuan pro Kosovës në Interpol
-
Daçiqi i sigurt se Kosova nuk do të pranohet në Interpol, më 17 tetor votohet