Koalicioni PDK-AAK-Nisma synon që të njëjtën ditë të nxjerrë në votim kandidatin për kryetar të Kuvendit dhe të nominuarin për kryeministër.
Megjithëse nuk është zyrtarizuar ende, kandidati i vetëm për kryeparlamentar do të jetë Kadri Veseli, ndërkaq Ramush Haradinaj është i mandatuar për postin e kryeministrit. As Veseli e as Haradinaj nuk do ta kenë përkrahjen e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ë Lidhjes Demokratike të Kosovës me partnerët e koalicionit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër zgjedhjen e tyre nevojitet shumica e thjeshtë prej 61 votave, të cilat koalicioni PAN deri më tani nuk e ka dëshmuar se i ka. Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit është hapi i parë i domosdoshëm për vazhdimin e procedurës për formimin e Qeverisë.
Koalicioni PAN nuk ka treguar në sa vota llogarit t’i ketë jashtë koalicionit dhe komuniteteve pakicë. Vetë i kanë 39 deputetë, derisa punë nuk mund t’u kryejnë as 20 votat e komuniteteve.
Koalicionit fitues i nevojiten së paku edhe dy deputetët të tjerë për ta përmbushur kërkesën kushtetuese prej 61 votash.
Zëdhënësi i PDK-së, Blerand Stavileci, ka thënë për “Kohën Ditore” se të gjitha do të përmbushen ditën kur mbahet seanca.
“Të gjitha votohen atë ditë me numrin e mjaftueshëm që përmbush kërkesat kushtetuese dhe ligjore përkitazi me zgjedhjen e institucioneve”, ka thënë Stavileci.
I pyetur se a do të propozojnë kandidatë të tjerë, nëse Veseli dështon, zyrtari i PDK-së ka përjashtuar një mundësi të tillë. Ai ka kujtuar vendimin e vitit 2014 të Gjykatës Kushtetuese përkitazi me kryeparlamentarin, ku nuk specifikohet nëse i njëjti kandidat mund të propozohet deri në pafundësi.
Kushtetuesja ia ka dhënë të drejtën vetëm fituesit ta propozojë kandidatin për kryetar Kuvendi.
“Sa i takon çështjes së zgjedhjes së kryetarit të ri të Kuvendit më së miri është t'i referohemi vendimit të Gjykatës Kushtetuese më 2014, pasi aty sqarohet kjo çështje. Sipas aktgjykimit, koalicioni më i madh e ka ekskluzivitetin e kandidimit të kryeparlamentarit pafundësisht, derisa të zgjidhet kryetari. Më 3 gusht të gjitha këto do të realizohen dhe do të kemi institucionet e reja”, ka theksuar Stavileci.
Detaje të tjera mund të lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore.