Koalicioni PDK-AAK-Nisma synon që të njëjtën ditë të nxjerrë në votim kandidatin për kryetar të Kuvendit dhe të nominuarin për kryeministër.
Megjithëse nuk është zyrtarizuar ende, kandidati i vetëm për kryeparlamentar do të jetë Kadri Veseli, ndërkaq Ramush Haradinaj është i mandatuar për postin e kryeministrit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAs Veseli e as Haradinaj nuk do ta kenë përkrahjen e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ë Lidhjes Demokratike të Kosovës me partnerët e koalicionit.
Për zgjedhjen e tyre nevojitet shumica e thjeshtë prej 61 votave, të cilat koalicioni PAN deri më tani nuk e ka dëshmuar se i ka. Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit është hapi i parë i domosdoshëm për vazhdimin e procedurës për formimin e Qeverisë.
Koalicioni PAN nuk ka treguar në sa vota llogarit t’i ketë jashtë koalicionit dhe komuniteteve pakicë. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.