Gresa Statovci nga fondacioni “Mileniumi i Kosovës” ka thënë se përfshirja e gruas në energji është tepër i ulët.
Sipas saj, përmes bursave dhe punës praktike gjithashtu edhe granteve do të përfshihen gratë në këtë sektor.
Statovci ka thënë se programi ka filluar me pandemi dhe më pas ka vazhduar me prezencë fizike.
“Ne i kemi hapur 40 pozita të reja dhe do të hapen edhe të tjera. Janë pozita në Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë. Një nga synimet tona ka qenë që të përfshihen gratë. Këto vajza do të punojnë si inxhiniere të energjisë, si oficere të energjisë. Janë gra dhe vajza të cilat janë në fund të studimeve bachelor dhe master. Ato mund të jenë nga fusha të ndryshme”, ka thënë ajo.
Sipas saj, ndihmesa e parë është që ua hapim dyert për të hyrë në sektorin e energjisë.
Ajo tutje ka thënë se i monitorojnë çdo muaj.
Angazhimi ka thënë se është gjashtë muaj me pagesë.
Edhe
Rreth 200 studenteve iu refuzua aplikimi për bursë 1000-euroshe
“Kemi pas kompani që kanë qenë skeptik në fillim për punën e tyre, por tash kanë ndërruar qëndrim dhe kemi shumë të tilla që i kërkojnë këto vajza. Ne i kemi pasur 28 bursiste që kanë shkuar në SHBA për studime dhe shumica prej tyre janë punësuar sapo janë kthyer në Kosovë. Ka shumë kompani dhe institucione që janë kthyer nga sektori i energjisë. Kemi rreth 40 kompani që ne bashkëpunojmë në projektin ‘Gratë në energji’”, ka thënë ajo.
Statovci ka thënë se janë gra e vajza nga të gjitha qytetet.
Ajo ka thënë se vetëm sot janë punësuar tri vajza.