Arbëri

Statistikat e Arsimit në Kosovë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) ka publikuar Statistikat e Arsimit për vitin akademik 2017/2018.

Ky publikim ofron informata statistikore për parashkollorë, arsimin fillor dhe të mesëm të ulët, arsimin e mesëm të lartë, arsimin special, si dhe informata statistikore për arsimin universitar për sektorin publik dhe privat.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim del se numri i fëmijëve në çerdhe dhe parashkollorë ishte 31.068, prej tyre në sektorin publik 27 289 fëmijë, ose 87.9%, ndërsa në sektorin privat 3.779 fëmijë, ose 12.1%.

Numri i nxënësve në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët ishte 248.044, prej tyre në sektorin publik ishin 244.149 nxënës, ose 98.4%, ndërsa në sektorin privat 3.895 nxënës, ose 1.6%.

Numri i nxënësve në arsimin e mesëm të lartë ishte 91.345, prej tyre në sektorin publik 88.444 nxënës, ose 97%, ndërsa në sektorin privat ishin 2.901 nxënës, ose 3%.

Ndërsa, numri i përgjithshëm i nxënësve në arsimin special ishte 315 nxënës.

Numri i përgjithshëm i studentëve në arsimin universitar ishte 110.137, prej tyre në universitetet publike ishin 70.313 studentë, ose 63.9%, ndërsa në kolegjet private ishte 39.824 studentë, ose 36.1%.