Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MASH) ka publikuar Statistikat e Arsimit 2019/2020 .
Ky publikim ofron informata statistikore për parashkollorë, arsimin fillor dhe të mesëm të ulët, arsimin e mesëm të lartë, arsimin special, si dhe informata statistikore për arsimin universitar për sektorin publik dhe privat.
Sipas rezultateve të dala nga ky publikim del se numri i fëmijëve në çerdhe dhe parashkollorë ishte 33 604, prej tyre në sektorin publik 26 385 fëmijë, ose 78.5%; ndërsa, në sektorin privat
7 219 fëmijë, ose 21.5%.
Numri i nxënësve në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët ishte 237 959, prej tyre në sektorin publik ishin 232 707, ose 95.6%; ndërsa, në sektorin privat ishin 5 252, ose 1.6%.
Numri i nxënësve në arsimin e mesëm të lartë ishte 79 264, prej tyre në sektorin publik ishin 75 784 nxënës, ose 95.6%; ndërsa, në sektorin privat ishin 3 480 nxënës, ose 4.4%.
Edhe
Mbi 6 mijë nxënës më shumë të regjistruar në shkolla private brenda një dekade
Ndërsa, numri i përgjithshëm i nxënësve në arsimin special ishte 349 nxënës.
Numri i përgjithshëm i studentëve në arsimin universitar ishte 73 604, prej tyre në universitetet publike ishin 58 879 studentë, ose 80.0%; ndërsa, në kolegjet private ishin 14 725 studentë, ose 20.0%.
Për më shumë informata, lidhur me publikimin: “Statistikat e Arsimit, 2019/2020”, vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/sociale/arsimi