Arbëri

Stacioni policor në Zubin Potok, ende me emrin “Shërbimi Policor i Kosovës”

Komisioni për Punë të Brendshme, i cili gjatë ditës së sotme ka vizituar stacionin policor në Zubin Potok, në foton që kanë realizuar, shihet që në Zubin Potok, Policia e Kosovës ende njihet si Shërbimi Policor i Kosovës.

Këtë emërtim Policia e Kosovës e kishte shumë vite më parë, transmeton KosovaPress.

KP nuk ka munduar të mësojë nëse ky emërtim është pasi komunat serbe dhe institucionet tjera në veri të vendit vazhdojnë të mos i njohin institucionet e Kosovës me emërtimet e Republikës së Kosovës, apo është lënë për shkak të neglizhencës së Policisë.

Image

Emërtimi i Policisë së Kosovës si Shërbimi Policor i Kosovës ishte kur ky institucion i sigurisë ishte themeluar në vitin 1999 nga institucionet e vendit dhe UNMIK-u, ndërsa ka kaluar në Policia e Kosovës pas pavarësisë.