Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve sot në orët e pasdites kanë arrestuar edhe një zyrtare policore në Zubin Potok, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Arrestimi i sotshëm i të dyshuarës (zyrtare policore e policisë kufitare me inicialet B.T) është vazhdimësi e operacionit të djeshëm që u zhvilluar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në disa lokacione në veri të vendit dhe më gjerë, transmeton Koha.net.
Tutje thuhet se operacionit të djeshëm dhe arrestimit të sotshëm i ka paraprirë një hetim disa mujor i IPK-së dhe PK-së i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Kosovës, i cili ka rezultuar me dyshimin e bazuar të përfshirjes së disa zyrtarëve policorë dhe të disa qytetarëve në; “Pjesëmarrje ose Organizim i Grupit Kriminal”, në lidhje me veprat tjera penale si; “Kontrabandim me Mallra”, “Keqpërdorim i Pozitës Zyrtare”, “Dhënie e Ryshfetit”, “Tregti e Ndaluar” etj.
Me këtë arrestim numri i zyrtarëve policorë të arrestuar nga ky aksion shkon në 20.
-
Arrestohet një zyrtar i Policisë së Kosovës
-
Dy shtetas të huaj ndalohen në Zubin-Potok për hyrje ilegale në Kosovë
-
Sulmohet një polic në Zubin-Potok, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt
-
Arrestohet një zyrtare policore, dyshohet se përdori bazën e të dhënave për regjistrimin e një shtetasi të Serbisë
-
Arrestohen dy ish-pjesëtarë të Policisë në Zubin-Potok, iu gjetën uniforma, armë e dokumente