Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sqarim për publikun: Gjykata Themelore nuk ka anuluar vendimin rreth lejeqëndrimit të shtetasve turq

Koha.net dëshiron të sqarojë publikun se sot nuk është marrë asnjë vendim nga Gjykata Themelore në Prishtinë lidhur me vendimin e MPB-së për revokimin e lejeqëndrimeve për shtetasit turq.

Sot gjatë ditës u raportua se Gjykata Themelore ka anuluar vendimin për revokimin e lejeqëndrimit të shtetasve turq.

Por, kjo del të jetë e pavërtetë. Koha.net ka biseduar me Mirlinda Gashin zëdhënëse në këtë Gjykatë, dhe ajo ka thënë se kjo s’është e vërtetë dhe se vendim të tillë ata nuk kanë marrë. 

“Nuk e di nga ka dalë ky informacion porse ky vendim nuk është marrë prej nesh”, tha ajo.

Sot gjatë ditës, një person ka dërguar një e-mail kinse në emër të Gjykatës Themelore, ku thuhet se është marrë ky vendim.

Edhe Gjykata vendos se disa prej turqve të dëbuar nuk përbënin rrezik për Kosovën Video Gjykata vendos se disa prej turqve të dëbuar nuk përbënin rrezik për Kosovën

“Pas dëbimit të shtetasve turq, përfaqësuesit ligjorë kanë ngritur padi me të cilën kanë kërkuar anulimin e vendimeve për revokimin e lejeqëndrimeve dhe vendimeve për urdhërlargim me forcë të cilat ishin nxjerrë në shkelje të dispozitave ligjore të Kushtetutës dhe Konventave Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut. Gjykata Themelore ka anuluar vendimin për revokimin e leje-qëndrimit të shtetasve turq në Kosovë”, thuhej në këtë njoftim.

“Gjykata e Apelit me Aktgjykimet AA.nr. 222/2019 dhe AA.nr. 223/2019 të dt. 28.08.2019 i ka vërtetuar Aktgjykimet e Gjykatës Themelore për Mustafa Erdem dhe Cihan Ozkan duke refuzuar ankesat e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Kjo nënkupton që personat në fjalë tashmë kanë lejeqëndrim në Kosovë dhe Vendimet e MPB me të cilin i janë revokuar leje qëndrimet me arsyetimin se përbëjnë rrezik për sigurinë kombëtare janë anuluar nga Gjykata”, thuhej tutje në njoftimin që u bë publik në media.