Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“S’po shkohet në shkollë” për ta kthyer vëmendjen kah nxënësit

Të martën, Këshill i Nxënësve të Kosovës do të organizojë një marsh protestues në tërë vendin me moton “S’po shkohet në shkollë”. KNK-ja synon që me këtë protestë ta fuqizojë zërin e nxënësve të shkollave të mesme.

Denis Krasniqi, si përfaqësues në Këshillin e Nxënësve, ka thënë se protesta do të mbahet edhe për ta kthyer vëmendjen e opinionit në shkollat e mesme, pasi siç thotë ai, gjendja është e tmerrshme.

“Ne nuk do të protestojmë vetëm kundër mësimdhënësve, kundër DKA-ve, kundër Ministrisë, por do të protestojmë sepse gjendja në shkollat e mesme është e tmerrshme”, ka thënë Krasniqi në “Java Sonte Me Rronin”.

Për moton “S’po shkohet në shkoll”, Kransiqi është shprehur se ajo është më shumë ironike.

Ditjon Fetahu nga Këshilli Rinor i Kosovës ka thënë se kanë mbetur të shokuar nga rezultatet e një ankete me nxënësit e shkollave të mesme, që është njëra ndër arsyet pse është thirr protestë për të martën.

“Më duhet ta përdor dy-tre herë fjalën e tmerrshme, sepse vetëm kështu mund të përshkruhen rezultatet e anketës që kemi bërë”, ka thënë Fetahu.

Edhe “S’po shkohet në shkollë”, nxënësit protestojnë për cilësinë e dobët në arsim LAJMET E MBRËMJES “S’po shkohet në shkollë”, nxënësit protestojnë për cilësinë e dobët në arsim

Nga rezultatet e anketës, të punuar nga Këshilli Rinor i Kosovës, është thënë se 34.4 për qind e mësimdhënësve ngacmojnë seksualisht. 40.2 për qind të nxënësve janë të bullizuar.

Protesta e së martës do të mbahet pothuajse në të gjitha qytetet e Kosovës, por me orare të ndryshme.

 

?Më 19 Prill Këshilli i Nxënësve të Kosovës (KNK) organizon marshin e nxënësve “S’PO SHKOHET N’SHKOLLË”.? KNK në këtë...

Posted by Këshilli i Nxënësve të Kosovës - KNK on Wednesday, April 13, 2022