Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Specialja fton edhe ish-rektorin e UP-së, Ibrahim Gashin

​​Ish-rektori i Universitetit të Prishtinës dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ibrahim Gashi, është ftuar për t’u intervistuar në cilësi të dëshmitarit nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Gashi, i cili e konfirmoi vet ftesën, tha se do t’i përgjigjet pozitivisht asaj pasi është i bindur në luftën e drejtë dhe të pastër të UÇK-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Duke besuar në drejtësi, sikundër edhe duke qenë shumë i bindur në luftën e drejtë dhe të pastër të UÇK-së, do t’i përgjigjem pozitivisht kësaj ftese”, tha ai.

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme tha se intervistimi do te bëhet gjatë kësaj jave në Prishtinë.