Tiranë, 17 maj – Deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho bëri sot betimin në Kuvend, pas marrjes së mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë si kandidat i listës shumemërore të PS-së për Qarkun Tiranë për plotësimin e vakancës, mandat nga i cili hoqi dorë Saimir Tahiri.
Në fillim të seancës së sotme plenare, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi informoi se në mbledhjen e komisonit të Mandatit dhe Imuniteteve u bë verifikimi i mandatit paraprak, ku rezultoi se Braho nuk ka asnjë paligjshmëri në zgjedhje.
Në bazë të nenit 72 të Kushtetutë dhe nenit 4 të Rregullores së Kuvendit, ai ftoi Brahon të bëjë betimin si kusht për të ushtruar mandatin e deputetit.
Braho ishte i 19-ti në listën e PS-së për Tiranën, por ai kishte marrë një post tjetër si këshilltar, gjë që nuk e pengoi të pranonte mandatin.
Ai mori mandatin e deputetit, pasi Saimir Tahiri dorëzoi mandatin, pas hetimeve të nisura nga prokuroria.
-
Dorëzimi i mandatit nga Saimir Tahiri, rikthen Spartak Brahon deputet
-
Betohen 12 deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, numri shkon në 121
-
Deputeti i PS-së dorëzon mandatin e deputetit, pritet arrestimi i tij
-
Përfundon numërimi për kandidatët në Kuvendin e Shqipërisë – Majko mbetet jashtë
-
Betohen edhe dy deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë