Spanja është falënderuese ndaj Serbisë që nuk ia ka dorëzuar letrën Komisionit Europian në lidhje me qëndrimin e saj se rastet e Kosov ës e të Katalonjës nuk mund të krahasohen, citojnë mediat e Beogradit ambasadorin spanjoll Miguel Fuertes Suárez, transmeton Koha.net.
shkruan gazeta “Politika” e Beogradit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq kishte deklaruar se letra është gati, se ai e kishte nënshkruar, porse kryeministrja Ana Bërnabiq nuk do ta dorëzojë në Bruksel menjëherë, por më vonë, në bazë të kërkesës së Spanjës, në mëmyrë që të mos përkeqësohet situata në këtë vend.
Në këtë letër Beogradi fliste për dy kute të Bashkimit Europian, njëri për rastin e Kosovës, pavarësinë e të cilës e kanë njohur 23 anëtare të saj, ndërsa tani deklarohen kundër pavarësisë së Katalonjës, dhe me këtë rast i kërkohej BE-së të tërhiqte njohjen e Kosovës, transmeton Koha.net. BE ka thënë se rasti i pavarësisë së Kosovës nuk mund të krahasohej me atë të Katalonjës.
-
Pse Serbia hoqi dorë nga letra krahasuese Kosovë – Katalonjë
-
“Pas lutjes së Spanjës, Serbia s’e dërgon në BE letrën për Katalonjën e Kosovën”
-
Beogradi do t’iu bëjë thirrje 22 vendeve të BE-së që të tërheqin njohjen e Kosovës
-
Bërnabiq, letër Brukselit: Pse Kosova e Katalonja s’mund të krahasohen
-
Serbia falënderon Spanjën që s’e njeh Kosovën