Beogradi do t’iu bëjë thirrje 22 shteteve anëtare të Bashkimit Europian që të rishqyrtojnë vendimet e tyre për njohjen e pavarësisë së Kosovës, meqë Katalonja qenka “shembull i qartë se kanë gabuar”, shkruan sot e përditshmja serbe, “Novosti”, transmeton Koha.net.
Ky do të jetë theksi kryesor i letrës, të cilën, sipas kësaj gazete, presidenti Aleksandar Vuçiq, dhe Qeveria e Serbisë do t’ia drejtojnë Bashkimit Europian dhe shteteve anëtare të saj pas “mesazhit shokues nga Brukseli se Katalonja dhe Kosova e Metohia nuk mund të krahasohen, meqë Serbia, ndryshe nga Spanja, nuk është anëtare e BE-së”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë këtë letër, të cilën, sipas medieve serbe, zyrtarëve të Brukselit do t’ua dorëzojë personalisht kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq në selinë e BE-së, më 10 e 11 tetor, do të shtrohet pyetja konkrete: A vlen sistemi i të drejtës ndërkombëtare vetëm për vendet e BE-së apo për të gjitha vendet?, transmeton Koha.net.
Theksohet po ashtu se në letrën për BE Serbia do të theksojë se Beogradi ia kishte tërhequr vërejtjen se njohja e Kosovës do të krijojë kushte për efektin domino të precedentit separatist jo vetëm në Europë, por në gjithë botën.
Por në kreun shtetëror serb theksohet të mos ketë iluzione se vendet e BE-së që kanë njohur Kosovën do të japin përgjigje pozitive në thirrjen e Beogradit dhe të tërheqin njohjet, “meqë vendi ynë është bombarduar për t’ia rrëmbyer Kosovën e Metohinë, porse Serbia nuk ka mundur të heshtë nonsensin sipas të cilit e drejta ndërkombëtare vlen vetëm për të zgjedhurit”.
Gazeta, transmeton Koha.net, citon shefin e diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, se ai nuk pret nga vendet e BE-së që pas zhvillimeve në Katalonjë të thonë kemi gabuar.