Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, do t’i drejtohet Komisionit Evropian me një letër, përmes të cilës do të kërkojë përgjigje në disa pyetje.
Ajo ka thënë se presidenti dhe Qeveria serbe do t’i drejtohen Komisionit Evropian me rastin e qëndrimit, se rastet e Katalonjës dhe Kosovës nuk mund të krahasohen dhe para se gjithash të vendosen pyetjet – nëse për BE-në vlen një e drejtë ndërkombëtare, apo ekziston ndonjë e drejtë tjetër ndërkombëtare, e cila vlen për të gjitha vendet tjera, të cilat nuk janë anëtare të BE-së, shkruan KP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBërnabiq këto komente i bëri pas konsultimeve te presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ajo tha se do të udhëtojë drejt Brukselit, ku do qëndrojë më 10 dhe 11 tetor, kur edhe do të dorëzojë letrën.
Kryeministrja serbe tha se letra do t’iu dërgohet shteteve që tashmë kanë njohur Kosovën si shtet, por edhe atyre shteteve, të cilat nuk ende e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.