Beogradit zyrtar i ka mbetur merak pse Bashkimit Europian nuk mundi t’ia dërgojë letrën krahasuese Kosovë - Katalonjë, transmeton Koha.net.
Arsyen për këtë, në novosti, e tregon kryetari serb Aleksandar Vuçiq:
“Mësova se në BE kishin shfaqur dëshirën që letra të mos dërgohej. Përkundër, kësaj ne do ta dërgonim letrën sikur Spanja të mos na drejtohej drejtpërdrejt me lutje që të mos e bënim këtë sepse do t’ia përkeqësonim situatën. Hoqëm dorë dhe kjo është fer, sepse edhe Spanja ka qenë fer ndaj nesh. Shumë herë. I di të gjitha presionet që kryeministri Rahoy ia ka pasur që të lëshojë pe për ta njohu Kosovën dhe ai s’e ka njohur Kosovën të. Kam folur për këtë edhe me mbretin spanjoll Phelipe”.
Në këtë letër Serbia kishte shtruar pyetjen se pse Kosova bën ta shpallë pavarësinë e këtë gjë nuk mund ta bëjë Katalonja.
-
Spanja i falënderohet Serbisë që nuk i shkroi BE-së për rastin e Katalonjës e të Kosovës
-
“Pas lutjes së Spanjës, Serbia s’e dërgon në BE letrën për Katalonjën e Kosovën”
-
Serbia shkel sërish Marrëveshjen e Brukselit, iu drejtohet me letra anëtarëve të KiE-së
-
Vuçiq: Evropa po na kërkon në heshtje ta njohim Kosovën
- Vuçiqi vazhdon me sukses ta sfidojë BE-në