Sot në orën 12:00 trupi gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë do të shqiptojë urdhrin për dëmshpërblim të viktimave në çështjen gjyqësore kundër Salih Mustafës.
“Prokurori kundër Mustafës, shqiptimi i urdhrit për zhdëmtim”, thuhet në njoftimin e Speciales. Seanca e së enjtës transmetohet me 45 minuta vonesë.
Në dhjetor të vitit të kaluar Salih Mustafa është shpallur fajtor për krime lufte që sipas vendimit kanë ndodhur në kompleksin në Zllash në vitin 1999.
Mustafa është dënuar me 26 vjet burgim si dënim i njësuar.
Ndërkohë më 3 prill 2023, Paneli i Gjykatës së Apelit miratoi pjesërisht kërkesën e mbrojtjes së Salih Mustafës lidhur me zgjatjen e afatit për dorëzimin e dosjes së vet të Apelit.
Edhe
Caktohet seanca e apelit në çështjen kundër Salih Mustafës
Paneli e autorizoi mbrojtjen që dosjen e vet të Apelit ta dorëzojnë më së largu deri më 24 prill 2023.
Në vendim mbi mocionin e mbrojtjes për ndryshimin e kufijve të kohës dhe fjalëve në dosjen e Apelit, thuhet se Mustafa ka kërkuar në mënyrë urgjente, një zgjatje të afatit kohor për paraqitjen e ankesës kundër aktgjykimit të lëshuar ndaj tij deri më 30 prill 2023.