Vijojnë kthjellimet e vranësira kalimtare gjatë paradites në gjithë Shqipërinë. Por pasditja sjell vranësira të shpeshta në vend, kryesisht në ekstremin Verior ku priten shira afatshkurtër si dhe shira të izoluar në Jug, por gjatë natës vendi paraqitet me kthjellime e vranësira të shpeshta.
Sipas Meteoalb era do të fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, ndërsa në det gjenerohet dallgëzimi 1-2 ballë.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në dy ekstremumet termike ditore duke shënuar maksimalisht 32-33 gradë