Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Parashikimi i motit në Shqipëri

Kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të dominojnë orët e para të ditës në të gjithë Shqipërinë.

Më të dendura paraqiten në zonat malore duke gjeneruar dhe reshje të pakta shiu.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pasditja dhe nata vijojnë me reshje shiu në të gjithë vendin por në zonat malore dhe kryesisht në verilindje të vendit gjatë pasdites janë me karakter shtrëngatash.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 6°C deri në 21 °C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi perëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.