Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Temperaturat në Shqipëri sot deri në 29°C

Kthjellime e vranësira kalimtare do të dominojnë motin në Shqipëri deri në mesditë, kur vranësirat bëhen më të dukshme në zonat malore, kryesisht në Juglindje të vendit.

Edhe pasditja vijon me kthjellime e vranësira kalimtare në ultësirën perëndimore.

Vranësirat mbeten të dukshme në zonat malore ku do të ketë shira të izoluara.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 9°C deri në 29°C.

Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h, kryesisht nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.

Artikuj të ngjashëm