Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rritje e lehtë temperaturash në Shqipëri

Në Shqipëri deri në mesditë sot moti mbetet me alternime kthjellimesh e vranësira kalimtare.

Ndërsa vranësirat bëhen më të dukshme në zonat malore, kryesisht në juglindje të vendit.

Pasditja vijon me kthjellime e vranësira kalimtare në zonën e ulët dhe bregdet, por vranësira të shpeshta paraqiten në zonat malore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjesit duke shënuar 3°C por mesdita ruan thuajse vlera konstante duke bërë që maksimumi të jetë 22°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h gjatë paradites ndërsa pasditja ul ndjeshëm intensitetin e saj me drejtim kryesisht verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Artikuj të ngjashëm